8 Mars 2024, 13:48
Nga N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Policia e Berlinit është befasuar nga ajo çfarë gjeti pas kontrolleve në shtëpinë e terroristes së arrestuar të RAF, Daniela Klette. Mësohet se gjatë operacionit u gjetën në banesë arsenal armësh dhe ar.
65-vjeçarja Clete kishte fshehur ar, para, kallashnikovë dhe municione në shtëpinë e saj në Berlin-Kreuzberg. Autoritetet gjermane gjetën një kabinet prej druri me një fund të rremë që përmbante 40,000 euro para të gatshme. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në një tjetër mobilie, ata gjetën 1.2 kilogramë ar, me vlerën aktuale të vlerësuar në 76,548 euro.
Përveç sendeve me vlerë, hetuesit kanë konfiskuar edhe shumë armë: kallashnikovë të gjetur në dollap, municione, disa celularë dhe ID false, kapuç dhe “dokumente të ndryshme” që lidhen me RAF.
Arrestimi i Daniela Klette u regjistrua pak para fundit të shkurtit në Berlin dhe ringjalli skenarët për zbardhjen e krimeve të pazbardhura deri më tani. Kanë kaluar plot njëzet e pesë vjet nga vetëshpërbërja e organizatës terroriste "Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe" (RAF) , e cila la pas dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Daniela Klette arriti t'i ikte duart e policisë për dekada. Autoritetet e akuzojnë atë, së bashku me partnerët e saj, Burkhard Gerëeg dhe Ernst-Fohler Staub, për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999 dhe 2016, në supermarkete dhe remitanca. RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 personave dhe plagosjen e të paktën 200 të tjerë.
daniela klette raf berlin
Bota
8 Mars 2024, 13:25
N.F
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka bërë një reagim t...
Bota
8 Mars 2024, 13:14
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Agjencia e Statistikave të Kosovës sot nis fushatën për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e...
Bota
8 Mars 2024, 13:04
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përmes një...
Bota
8 Mars 2024, 13:00
N.F
Pamje nga marshimi
KOSOVË- Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e v...
Bota
8 Mars 2024, 11:41
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshkruar gjymtimit gjenital femëror, shumica prej të...
Bota
8 Mars 2024, 11:23
r.ll
aleksander vucic
BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk ka gatishmëri për t’i vënë masa ndëshkuese Serbisë, pas sulmit të...
Bota
8 Mars 2024, 10:56
N.F
Pjestari i Hamasit dhe Esther Cunio
IZRAEL- Që pas nisjes së sulmeve të Hamasit në Gaza histori nga më të trishtat dhe t...
Bota
8 Mars 2024, 10:32
N.F
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq përkrah politika feministe barazimtare, pas...
Bota
8 Mars 2024, 10:09
N.F
Foto ilustruese
ZVEÇAN- Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç i janë djegur dy lokale, të...
Bota
8 Mars 2024, 10:11
r.ll
bill burns
LINDJA E MESME- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, Bill Burns, ka udhëtuar përsëri në ...