Bota

"Turpi i SHBA-së", Medvedev nuk përmbahet për Biden: Është i çmendur dhe me aftësi të kufizuara mendore, ka vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr

Medvedev në reagimin e tij e ka quajtur Biden të çmendur dhe të paaftë mendërisht. Medvedev më tej shtoi se Biden nuk kishte të drejtë ta krahasonte veten me Franklin D. Roosevelt.

8 Mars 2024, 13:25 Nga N.F
"Turpi i SHBA-së", Medvedev nuk përmbahet për Biden:
Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka bërë një reagim të ashpër kundrejt presidentit amerikan, Joe Biden. Ky reagim i Medvedev erdhi pas fjalimit të Biden ky iu referua fjalimit të Roosevelt të vitit 1941 në Kongres.

Medvedev në reagimin e tij e ka quajtur Biden të çmendur dhe të paaftë mendërisht. Medvedev më tej shtoi se Biden nuk kishte të drejtë ta krahasonte veten me Franklin D. Roosevelt.

“Edhe pse Roosevelt ishte një njeri i shtypur, në një karrige me rrota, ai e nxori Amerikën nga Depresioni i Madh. Biden, nga ana tjetër, është një i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili është i vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr," tha Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus.

"Roosevelt së bashku me aleatët, përfshirë BRSS, luftuan për paqen. Në vend të kësaj, Biden po përpiqet me vendosmëri dhe këmbëngulje të nisë Luftën e Tretë Botërore. Roosevelt luftoi kundër fashistëve, por Biden po lufton për ta. Është turpi i SHBA-së”, shtoi ai.

 

dmitry medvedev joe biden donald trump

Sondazh

Poll