Sport

VIDEO/ Messi dhe Suarez përsëri ‘heronj’, Inter Miami shmang humbjen në shtesë në Champions League të CONCACAF-it...

Inter Miami do ta luajë takimin e kthimit me Nashville të mërkurën e ardhshme, në shtëpi. Fituesi do të përballet me një mes Monterrey-t dhe Cincinnatit.

8 Mars 2024, 10:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Messi dhe Suarez përsëri ‘heronj’, Inter Miami

SHBA - Ylli argjentinas Leo Messi, me golin e katërt në katër ndeshje, dhe uruguajani Luis Suarez, me golin e barazimit me kokë në minutën e 95-të, shmangën humbjen e Inter Miamit në fushën e Nashville, duke barazuar 2-2, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Champions League të CONCACAF-it.

Inter Miami e nisi keq ndeshjen në “Geodis Park”, në Nashville, ku Jacob Shaffelburg u dha vendasve një avantazh të dyfishtë (4’ dhe 47’), por në pjesën e dytë u shfaqën dy ikonat e Barcelonës, që falë kontributit të tyre ekipi i drejtuar nga Tata Martino të gjente ekuilibrin në rezultat.

Lionel Messi, edhe pse ende jo në ritmin më të lartë, pati dy mundësi të shkëlqyera shënimi në pjesën e parë, me një gjuajtje me këmbën e majtë dhe një goditje brenda zonës e sprapsur nga Walker Zimmerman, por ishte Nashville ai që goditi sërish.

Leo Messi (52’) ngushtoi diferencë në 2-1 me një goditje të lakuar me këmbën e majtë që befasoi portierin, pas një topi të uruguajanit.

Luis Suárez, i cili shënoi dy gola kundër Orlandos fundjavën e kaluar në MLS, u shfaq në minutën e 95-të me një goditje me kokë për të barazuar ndeshjen në 2-2.

Inter Miami, i cili ka shmangur humbjen edhe në ndeshjen tjetër jashtë fushe të luajtur këtë vit, kundër Los Angeles Galaxy, do ta luajë takimin e kthimit me Nashville të mërkurën e ardhshme, në shtëpi. Fituesi do të përballet me një mes Monterrey-t dhe Cincinnatit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll