Politike

Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, Basha: Ja kush s’e do reformën në drejtësi, t’i thërrasin mendjes (VD)

15 Nëntor 2019, 18:08 Nga DOSJA
Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, Basha: Ja kush s’e do

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij, Basha është shprehur se ajo ishte rasti më i fundit kur maxhoranca tentoi të kaptë të gjitha pushtetet.

Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuroja që kjo maxhorancë u përpoqën që të shkelnin kushtetutën në mënyrë që të kapnin një anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe lehetësia që u munduan të kalojnë atë tregon dimensionin e vërtetë kriminal. Është tregues i paligjshmërisë totale. Parlament i paligjshëm. Bëjnë teatër dhe kalojnë ligje që të vjedhin e kërdisin shqiptarët. Në këtë kuadër do parë edhe teatri 3-ditor për GJK.”

Lulzim Basha në konferencën urgjente ka hedhur akuza kundër Ramës. Basha u shpreh se Rama po tenton kapjen e Kushtetueses, pasi ka frikë nga vendimi që kjo gjykatë do marrë për ‘30 qershorin’. Kreu i PD u bëri thirrje ndërkombëtarëve të qartësojnë pozicionin e tyre dhe të reagojnë për deklaratat e Ramës. Numri një i opozitës u shpreh se PD dhe aleatët janë për vijimin e Reformës në Drejtësi dhe Zgjedhores.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 15 nentor basha per ngercin me kushtetuesen lulzim basha basha konference 15 nentor basha per ngercin me kushtetuesen lulzim basha

Sondazh

Poll