Bota

Mes bllokimit të bisedimeve për armëpushimin, drejtori i CIA-s udhëton në Lindjen e Mesme

Burns ka udhëhequr përpjekjet e administratës Biden për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Ai u takua me kryeministrin e Katarit në Uashington në fillim të kësaj jave.

8 Mars 2024, 10:11 Nga r.ll
Mes bllokimit të bisedimeve për armëpushimin, drejtori i CIA-s
bill burns

LINDJA E MESME- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, Bill Burns, ka udhëtuar përsëri në Lindjen e Mesme, sipas një zyrtari amerikan. Udhëtimi i Burns vjen pasi negociatat për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza duket se janë në një bllokim dhe nuk ka gjasa të zgjidhen përpara fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Burns ishte në Egjipt dhe Katar dy ditët e fundit. Burns nuk pritet të ndalet në Izrael në këtë udhëtim, tha zyrtari amerikan. Gjithashtu, me gjasë nuk do të ketë një takim me shefat e inteligjencës egjiptiane dhe izraelite dhe kryeministrin e Katarit, siç ndodhi në Paris dy javë më parë.

Burns ka udhëhequr përpjekjet e administratës Biden për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Ai u takua me kryeministrin e Katarit në Uashington në fillim të kësaj jave. Katari dhe Egjipti janë bashkëbiseduesit kryesorë me Hamasin dhe bisedimet janë zhvilluar në Kajro këtë javë.

Një  delegacion i Hamasit u largua nga Kajro pa ndonjë përparim të dukshëm në negociatat që synonin arritjen e një armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve. Një marrëveshje duket se nuk ka gjasa të ndodhë  deri në fillim të Ramazanit, të cilin SHBA-të kishin synuar, sipas burimeve.

bill burns lindja e mesme

Sondazh

Poll