Bota

VIDEO/ "Jam argjentinase si Messi", historia e rrallë e 90-vjeçares e cila u la e lirë nga Hamasi, fansi i futbollistit shkrepi foto me të moshuarën

Në dokumentarin e quajtur “Zërat e 7 tetorit, histori latine të mbijetesës”, ajo flet për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj. Duke treguar se si pjestarët e Hamasit u futën në banesën ë saj ajo ka treguar edhe historinë se si futbollisti argjentinas, Lionel Messi e ka shpëtuar.

8 Mars 2024, 10:56 Nga N.F
VIDEO/ "Jam argjentinase si Messi", historia e rrallë e
Pjestari i Hamasit dhe Esther Cunio

IZRAEL- Që pas nisjes së sulmeve të Hamasit në Gaza histori nga më të trishtat dhe të shimbshët janë dëgjuar dhe regjistruar. Por duket se disa pjesëtarë të Hamasit janë treguar më njerëzor me disa pengje të cilët nuk i kanë lënduar. Dhe ky rast është ai i 90-vjeçares Esther Cunio e cila jeton në Nir Oz në Izrael.

Në dokumentarin e quajtur “Zërat e 7 tetorit, histori latine të mbijetesës”, ajo flet për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj. Duke treguar se si pjestarët e Hamasit u futën në banesën ë saj ajo ka treguar edhe historinë se si futbollisti argjentinas, Lionel Messi e ka shpëtuar.

Cunio gjatë visedës më pjestarin e Hamasit i ka bërë më dije se ajo nuk është nga Izaeli por nga Argjentina. Ajo më tej shtoi se nuk dinte mirë gjuhën e rebëlëve ndërsa edhe ata nuk e kuptonin mirë spanishte saj. Për ta bërë më konkrete se nga ishte 90-vjeçarja ka përdorur emrin e Messit për tu identifikuar se nga vjen. 

Kjo ka mjaftuar për rrëmbyesin i cili ishte fans i Messit dhe ka ulur armën dhe madje ka shkrepur edhe një foto me 90-vjeçaren ku më pas është larguar pa e lënduar.

“Unë jam një argjentinase si Messi”, tha Estera ndërsa rrëmbyesi i përgjigjet duke i thënë se ai e ka qef Messin.

Tetë anëtarë të familjes së saj të gjerë u rrëmbyen në Gaza, nga të cilët gjashtë u liruan dhe dy prej tyre janë ende pengje. Historia e saj e plotë do të tregohet së bashku me histori të tjera të ngjashme të njerëzve që kanë pasur një fat të ngjashëm në një film që aktualisht po xhirohet.

lionel messi gaza hamas

Sondazh

Poll