Bota

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, digjen dy lokale të nënkryetares së komunës së Zveçanit

Mësohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të së premtes.

8 Mars 2024, 10:09 Nga N.F
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, digjen dy lokale
Foto ilustruese

ZVEÇAN- Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç i janë djegur dy lokale, të cilat ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin në qendër të Zveçanit. Mësohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të së premtes.

Sipas raportit të policisë, Tomaniç ka thënë se dyshon që zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëmë materiale.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

natasha tomaniç zjarr lokale

Sondazh

Poll