Bota

Situata katastrofike/ Në një spital në Gazë dyshohet se 13 foshnja kanë humbur jetën në një ditë nga kequshqyerja

Në spitalin ku dyshohet se kanë vdekur foshnjat, trajtimet po kryhen me dritën e celularëve për shkak se rryma elektrike nuk funksionon.

8 Mars 2024, 09:55 Nga r.ll
Situata katastrofike/ Në një spital në Gazë dyshohet se 13
foto nga spitali

GAZË- Në një spital në Gazën veriore, pretendohet se 13 foshnja kanë vdekur nga kequshqyerja në një ditë të vetme javën e kaluar. Sipas Sky News, në spitalin ku dyshohet se kanë vdekur foshnjat, trajtimet po kryhen me dritën e celularëve për shkak se rryma elektrike nuk funksionon.

Nënat që trajtohen atje thuhet se nuk janë ushqyer si duhet dhe nuk mund të ushqejnë me gji foshnjat e porsalindura, duke e shtuar më tej krizën.

Shumë familje të Gazës thonë se po vdesin nga uria, ku agjencitë e ndihmave që paralajmërojnë për një uri të afërt nëse nuk arrin më shumë ndihma në zonë. Sipas tyre nevojiten deri në 4,000 kamionë ndihma çdo ditë për të bërë një ndryshim.

Gjatë dy javëve të fundit, mesatarisht vetëm 102 kamionë ushqimorë kanë hyrë në Gaza çdo ditë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se uria në Gaza ka arritur nivele katastrofike dhe Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përshkruar krizën si të tmerrshme.

gaze lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll