Bota

Përmbyset autobusi në Turqi, plagosen 19 studentë dhe shoferi i mjetit

Mësohet se nga aksidenti janë plagosur shoferi dhe 19 studentë. Ngjarja u regjistrua në lagjen Vezirkopru të Samsunit kur autobusi u përmbys.

8 Mars 2024, 09:38 Nga N.F
Përmbyset autobusi në Turqi, plagosen 19 studentë dhe shoferi i
Pamje nga aksidenti

TURQI- Një aksident është regjistruar në Turqi ku është përfshirë një autobus me studentë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur shoferi dhe 19 studentë. Ngjarja u regjistrua në lagjen Vezirkopru të Samsunit kur autobusi u përmbys.

Mediat turke raportojnë se në autobus ndodheshin nxënës të shkollës së mesme Koprululer Anatolian në rrethin Esentepe. Mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në fushë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror Vezirkopru ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

turqi aksident plagosje

Sondazh

Poll