Bota

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Guterres: Barazia ligjore është rreth 300 vjet larg

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pranoi se gratë përballen me pengesa të mëdha, ndërsa epidemia e vazhdueshme e dhunës ndaj grave po turpëron njerëzimin.

8 Mars 2024, 07:51 Nga N.F

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Guterres: Barazia ligjore është

Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u shpreh se nderojnë dhe qëndrojnë në krah të grave dhe vajzave që luftojnë për të drejtat e tyre dhe zotojmë të përshpejtojmë përparimin.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne nderojmë gratë dhe vajzat në mbarë botën dhe përshëndesim gjithçka që kanë arritur në luftën për barazi. Gratë dhe vajzat kanë ecur përpara, duke thyer barrierat, duke thyer stereotipet dhe duke çuar progres drejt një bote më të drejtë dhe më të barabartë”, theksoi ai në mesazhin e tij.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pranoi se gratë përballen me pengesa të mëdha, ndërsa epidemia e vazhdueshme e dhunës ndaj grave po turpëron njerëzimin.

“Miliarda gra dhe vajza përballen me margjinalizimin, padrejtësinë dhe diskriminimin, ndërsa epidemia e vazhdueshme e dhunës ndaj grave turpëron njerëzimin. Bota jonë ende pasqyron mijëvjeçarë të marrëdhënieve të pushtetit të dominuara nga meshkujt. Dhe progresi është nën sulm, me një reagim të fortë kundër të drejtave të grave,” u shpreh Guterres.

Guterres vlerëson se me ritmet aktuale, barazia ligjore është rreth treqind vjet larg dhe nënvizon nevojën për të ecur shumë më shpejt.

“Ne duhet të mbështesim organizatat e grave që janë në vijën e parë. Ne duhet të investojmë në programe për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për të promovuar përfshirjen dhe udhëheqjen e grave në ekonomi, teknologji dixhitale, ndërtimin e paqes dhe veprimin ndaj klimës. E gjithë kjo varet nga zhbllokimi i financimit për zhvillim të qëndrueshëm në mënyrë që vendet të kenë kapital në dispozicion për të investuar tek gratë dhe vajzat. Ne gjithashtu duhet të rrisim numrin e grave drejtuese në biznes, financa, banka qendrore dhe ministritë e financave. Kjo mund të ndihmojë në promovimin e investimeve në politika dhe programe që u përgjigjen nevojave të grave dhe vajzave”, shpjegoi ai.

antonio guterres okb

Sondazh

Poll