Sport

Alan Shearer kritikon sjelljen e Artetës: "Nuk do të doja të dëgjoja britma..."

Ish-golashënuesi komenton punën e trajnerit londinez të ‘Topçinjve’

8 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Alan Shearer kritikon sjelljen e Artetës: "Nuk do të doja të

ANGLI - Alan Shearer është një kolumnist për platformën 'The Athletic' dhe ka përfituar nga artikulli i tij i fundit për të shkarkuar kritikat e tij në drejtim të Mikel Artetës, trajnerit të Arsenalit të Londrës. Gjithçka sepse ish-golashënuesi beson se trajneri spanjol është shumë i ngurtë në nivel pozicioni, përveçse bën shumë 'qortime' në fushë.

"Unë kurrë nuk kam punuar me një trajner si Arteta, i cili gjithmonë të thotë se ku të pozicionohesh dhe çfarë të bësh saktësisht. Unë gjithmonë kam pasur mendimin, se nëse je një lojtar i madh, tashmë e di se çfarë duhet të bësh. Nëse më duket se duhet të kaloj në krahun e djathtë ose të majtë, do ta bëj gjithsesi, siç kam bërë gjithmonë në karrierën time”,- filloi ai.

"Si kapiten, gjithmonë kam ndjerë se kam autoritet mbi shokët e mi të skuadrës. Nëse do të kisha nevojë të flisja, do të flisja. Por e di që jo të gjithë janë të tillë. Ajo që kam kërkuar gjithmonë nga trajnerët e mi ishte të më udhëhiqnin dhe unë e drejtoja skuadrën, nuk do të doja të dëgjoja të bërtitura anash. Në fakt as që më kujtohet të më kanë trajtuar shumë herë kështu”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll