Sport

VIDEO / Ajax-Aston Villa, e gjykuar nga arbitri shqiptar, mbyllet barazim!

Ndeshja e gjykuar nga Enea Jorgji dhe grupi i arbitrave shqiptarë të përbërë nga Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe Eldorjan Hamiti u mbyll me barazim pa gola, ndërko që pati edhe një karton të kuq për skuadrën angleze.

7 Mars 2024, 22:02 Nga DOSJA

VIDEO / Ajax-Aston Villa, e gjykuar nga arbitri shqiptar, mbyllet barazim!

HOLANDE - Pasditen e kësaj të enjteje nisën takimet e para të raundit të 1/8-ave të Conference League. Ajax-Aston Villa e mbyllën në paqe ndeshjen e parë mes tyre për këtë raund.

Takimi i luajtur në “Johan Cruijff Arena” rezultoi shumë i luftuar, raste të shumta patën të dyja skuadrat, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndërsa golat munguan e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kartonët, me Aston Villa-n që mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Konsa mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 83-të. Vetëm tre minuta më pas ishte Gooijer ai që mori kartonin e dytë verdhë duke bërë që edhe vendasit të mbeteshin me dhjetë lojtarë.

VIDEO / Ajax-Aston Villa, e gjykuar nga arbitri shqiptar, mbyllet barazim!

Ndeshja e gjykuar nga Enea Jorgji dhe grupi i arbitrave shqiptar i përbërë nga Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe Eldorjan Hamiti, u mbyll me barazim pa gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll