Sport

VIDEO/ “Poker” i Romës ndaj Brighton: ‘verdhekuqtë’ rezervojnë çerekfinalet

Në "Olimpico", një shfaqje e forcës për ‘verdhekuqtë’: Dybala, Lukaku, Mancini dhe Cristante ndëshkojnë De Zerbin

8 Mars 2024, 02:00 Nga DOSJA

VIDEO/ “Poker” i Romës ndaj Brighton:

ITALI - 'Show' dhe 'poker' i Romës në Europa League. Në ndeshjen e parë të 1/16-tës, skuadra e De Rossit mposhti 4-0 Brightonin dhe e trajton në mënyrën më të mire çështjen e kualifikimit, në funksion të rikthimit në Angli. 

Në “Olimpico” në pjesën e parë, ‘verdhekuqtë’ ndërmorën një rrezik të madh pas një devijimi nga N'Dicka, i cili goditi shtyllën, teksa më pas ata shënuan me Dybala (13') dhe Lukaku (43') dhe ruajtën portën e pastër falë pritjeve të Svilar. Në pjesën e dytë, djemtë e De Zerbit rritin ritmin dhe përpiqen të reagojnë, por Mancini (64') dhe Cristante (68') i dhanë fund çështjes dhe thujase e ‘siguruan’ çerekfinale. 

Katër gola, “lojë tango” dhe një mësim futbolli. De Rossi mbyll çështjen e Brighton me një shfaqje fuqie dhe vërtetoi se ai ka ide të qarta në kokën e tij dhe ekipi është i përsosur në fushë. Një mbrëmje magjike zhvillohet në ‘Olimpico’ për ‘verdhekuqtë’, mjeshtra të fushës, të lojës dhe të pamëshirshëm në krahun e Steele. 

Dybala hap ndeshjen, më pas Lukaku, Mancini dhe Cristante përfundojnë punën. Një përzierje perfekte taktikash, teknikash dhe vrapimi që nxjerr në pah më të mirën e ‘verdhekuqve’ në çdo departament, duke rritur cilësitë e Paredes si ‘drejtor’ dhe këmbët e dyshes Spinazzola-Elsha nga njëra anë dhe Celik në anën tjetër. 

Një dominim total i ndërprerë herë pas here nga disa pritje vendimtare nga Svilar, gjë që konfirmon një tjetër intuitë nga De Rossi dhe e kthen De Zerbin në Angli me kokën ulur. Roma magjeps në “Olimpico”, mposht Brighton dhe rezervon çerekfinalet e Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll