Sport

VIDEO / Milani mund 4-2 Slavian dhe sheh më pranë raundin tjetër!

Skuadra çeke mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e 26-të, dhe vuajti inferioritetin numerik, megjithatë arriti të minimizojë dëmet me dy golat e shënuar që i japin ende shpresë për kualifikim në ndeshjen e një jave më pas.

7 Mars 2024, 22:27 Nga DOSJA
VIDEO / Milani mund 4-2 Slavian dhe sheh më pranë raundin tjetër!

ITALI – Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Sllavias së Pragës me shifrat 3-1. Takimi i parë i vlefshëm për fazën e 16-tshes së Europa League, u zhbllokua në minutën e 34-të nga Olivier Giroud, pak minuta pasi skuadra çeke mbeti me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Diouf.

Por ky avantazh zgjati pak, saktësisht 2 minuta pasi Slavia edhe pse me 10 lojtarë riktheu barazpeshën me golin e Doudera.

Megjithatë kuqezinjtë ishin superior dhe fakti që kundërshtari ishte edhe me një lojtarë më pak e bëri më të thjeshtë rikthimin e avantazhit, madje me dy gola.

Reinders në minutën e 44-të çoi shifrat në 2-1 dhe në mbylljes të pjesë së pare, sërish nga zhvillimet e një goditje këndi, Loftus Cheek shënoi golin e tretë.


Në pjesën e dytë është Slavia që reagon e para duke ngushtuar diferencën e golave në 3-2. Shranz në minutën e 65-të shënon një gol mjaft të bukur.

Megjithatë nuk kishte përfunduar këtu, Leao, protagonist në golat e tjerë të kuqezinjëve me asiste, npë minutën e 85-të finalizon vetë një aksion personal duke çuar shifrat e takimit në 4-2.

Me këtë rezultat u mbyll ky takim, duke i dhënë mundësinë Milanit të jetë më pranë raundi tjetër, që gjithsesi do të vendoset pas një jave

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll