Aktualitet

Berisha: Doktrina e Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukjen e familjes dhe vlerave të saj

Kryedemokrati tha, se sipas tij, qëllimi i Soros është të shkatërrojë familjen dhe të krijojë konflikt social. 

7 Mars 2024, 20:19 Nga h.k
Berisha: Doktrina e Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit,
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në tubimin përpara banesës së tij. Berisha akuzoi Sorosin që sipas tij kërkon të futet në Shqipëri nëpërmjet një doktrine të rezikshme. Kryedemokrati tha, se sipas tij, qëllimi i Soros është të shkatërrojë familjen dhe të krijojë konflikt social. 

Berisha: Miqtë e mi, unë fola këtu vetëm për arsimin parauniversitar. Në gjendje edhe më të mjerë është arsimi universitar. Barrierat e vendosura me mesatare si satër kasapi mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, i përzënë ata pasivisht nga Shqipëria dhe largohen e marrin rrugët e botës të pashkolluar, për të siguruar kafshatën.

Por cila është përmbajtja sot? Përmbajtja sot është identike, është më e keqe se e ajo e diktaturës komuniste.
Ajo bazohej në glorifikimin e të keqes, kurse përmbajtja sot në shkolla bazohet në glorifikimin e perversitetit, luftën shkatërrimtare kundër familjes, vlerave të saj, kundër prindërve.

Miqtë e mi, në qoftë se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Ky është sistemi i sotëm arsimor. Në të gjitha aspektet shënon rrënimin më të madh. Dhe kjo sepse diktatura e re e vendosur nga aleanca e pushtetit me krimin dhe mafien, ka si synim kryesor pasurimin e organizatës kriminale qeveritare.

Ka si synim kryesor përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria. Shkatërrimin e këtij kombi. Dhe ka realizuar në këto vite më shumë se 40 pushtime të marra së bashku në të gjitha kohërat.

sali berisha

Sondazh

Poll