Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, makina godet nga pas kamionin, një 13-vjeçar dhe e ëma dërgohen me urgjencë në spital

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kashtë-Bardhë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, e për pasojë automjeti e ka goditur nga pas.

7 Mars 2024, 19:45 Nga h.k
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, makina godet nga pas
Foto ilustruese

BERAT-Një aksident i rëndë ka ndodhur në në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona që udhëtonin në një veturë tip Benz.

Si pasojë e përplasjes së fortë, është transportuar në spitalin e Lushnjës K.B. 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kashtë-Bardhë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, e për pasojë automjeti e ka goditur nga pas.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma dhe frenoi, ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen.

Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË

Fier/ Informacion paraprak

Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip "Man" me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident lushnje berat

Sondazh

Poll