Aktualitet

Baza e armëve në Babicë/ Drejtori i Policisë Vlorë bën deklaratën zyrtare: Ka dyshime se aty janë përfshirë ngjarje të rënda kriminale

Muçaj theksoi baza dyshohet se përdoret për veprimtari kriminale dhe nga ana tjetër tregoi se në bazë janë gjetur lëndë shpërthyese, snajpera dhe mina me telekomandë. 

7 Mars 2024, 19:10 Nga h.k
Baza e armëve në Babicë/ Drejtori i Policisë Vlorë
Foto ilustruese

VLORË-Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Vlorës, Ermal Muçaj tha detaje për operacionin e kryer ditën e sotme në Vlorë.

Muçaj theksoi baza dyshohet se përdoret për veprimtari kriminale dhe nga ana tjetër tregoi se në bazë janë gjetur lëndë shpërthyese, snajpera dhe mina me telekomandë. 

Posedonte arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese, anëtarë të grupit kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi si më poshtë. Snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

Luçiano Deraj është i arrestuari për bazën e armatimeve të zbuluar ditën e sotme në Babicë të Vlorës.

policia vlore

Sondazh

Poll