Aktualitet

Aksion policie në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.

7 Mars 2024, 18:11 Nga h.k

Aksion policie në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh

VLORË-Një depo armësh është zbuluar sot (12 shkurt 2024) në mes të qytetit të Vlorës. Policia sekuestroi minë me telekomandë, 4 automatikë, njërin silenciator, pistoleta dhe qindra fishekë që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale. 

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.

Mësohet se ka rënë në pranga Gjergji Dervishaj, 31 vjeçari me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike. I riu i njohur me nofkën 'Zoto' rezulton të ketë në posedim depon e armëve të zbuluar në lagjen '10 korriku' ku u ushtruan kontrolle edhe në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit. 

baze ne vlore

Sondazh

Poll