Sport

Therren tifozët e Brighton-it në Romë, policia pushton rrugët përpara ndeshjes!

Brighton luan për Europa League në Romë dhe në orët e fundit tifozët e tyre kanë qenë viktima të sulmeve të romakëve.

7 Mars 2024, 17:52 Nga DOSJA
Therren tifozët e Brighton-it në Romë, policia pushton

ITALI - Dy tifozë të Brighton u dërguan në spital me lëndime të lehta pasi u sulmuan nga tifozët e Romës në Romë të mërkurën (6/3) përpara ndeshjes së parë të skuadrës së tyre në 1/16 e Ligës së Evropës kundër Romës (7/3). Mediat vendase raportojnë se dy tifozët janë therur me thikë dhe grabitur.

“Dy sportdashës u sulmuan teksa dolën nga një lokal mbrëmë dhe u trajtuan për lëndime të lehta. Për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore nuk është shumë e rëndë”, - tha një zëdhënës i Brighton sot (7/3).

“Klubi, ndërlidhësit e policisë angleze dhe konsullata britanike kanë qenë në kontakt me ta për të ofruar ndihmë dhe mbështetje. Ne do të përsërisim këshillat që u dhamë tifozëve para ndeshjes”.

Tifozët e Liverpool u përballën me dhunë në Romë në prill dhe pati përleshje mes tifozëve të Romës dhe Yllit të Kuq të Beogradit në shkurt 2023.
Ndeshja e dytë midis Brighton dhe Roma është planifikuar për më 14 mars në bregun jugor të Anglisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll