Sport

VIDEO / Milani thyen Slavian 3-1 që në pjesën e parë!

Skuadra çeke mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e 26-të, dhe vuajti inferioritetin numerik ku pësoi 3 gola.

7 Mars 2024, 21:41 Nga DOSJA
VIDEO / Milani thyen Slavian 3-1 që në pjesën e parë!

ITALI – Ka përfunduar pjesa e parë mes Milanit dhe Sllavias së Pragës me shifrat 3-1. Takimi i parë i vlefshëm për fazën e 16-tshes së Europa League, u zhbllokua në minutën e 34-të nga Olivier Giroud pak minuta pasi skuadra çeke mbeti me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Diouf.


Por ky avantazh zgjati pak, saktësisht 2 minuta pasi Slavia edhe pse me 10 lojtarë riktheu barazpeshën me golin e Doudera.


Megjithatë kuqezinjtë ishin superior dhe fakti që kundërshtari ishte edhe me një lojtarë më pak e bëri më të thjeshtë rikthimin e avantazhit, madje me dy gola.


Reinders në minutën e 44-të çoi shifrat në 2-1 dhe në mbylljes të pjesë së pare, sërish nga zhvillimet e një goditje këni, Loftus Cheek shënoi golin e tretë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll