Bota

Skandali mbretëror publikohet në mediat britanike/ Ja çfarë shkruan Daily Mail për konfliktin mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës

Artikulli përmban në mënyrë kronologjike ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme, madje janë të përfshira deklaratat e të dyja palëve.

7 Mars 2024, 19:37 Nga S.B
Skandali mbretëror publikohet në mediat britanike/ Ja
Elia Zaharia dhe Princ Leka

BRITANI E MADHE- Gazeta prestigjoze britanike Daily Mail shkroi ditën e sotme një artikull informues rreth skandalit mbretëtor mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Artikulli përmban në mënyrë kronologjike ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme, madje janë të përfshira deklaratat e të dyja palëve.

Artikulli nis me fjalinë: Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij.

Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç.

Pallati lëshoi një deklaratë pasi një video e sherrit u shfaq në internet dhe pretendonte se Leka ishte ‘sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-gruaja dhe ish-vjehrri i tij’ dhe ia kishte dorëzuar videon policisë si provë.

Elia theu heshtjen e saj për konfliktin e ‘tmerrshëm’ të mërkurën dhe pretendoi se përfshirja e saj në sherr ishte thjesht përpjekja e saj për ta ndaluar atë, sipas Albanian Daily News. Nëna magjepsëse e një fëmije pohoi se u kthye në shtëpi për të parë se Princi Leka po grindet me babain e saj 73-vjeçar.

“Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke tentuar të dhunojë babain tim 73-vjeçar”, ka shkruar ajo.

“Konflikti nuk ka të bëjë fare me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloja. Unë jam duke ndjekur rrugën gjyqësore për gjithçka”, shtoi ajo.

Gjykata mbretërore shqiptare lëshoi në mënyrë të ngjashme një deklaratë në lidhje me konfliktin përmes kanaleve të mediave sociale dhe akuzoi policinë për nxjerrjen e pamjeve.

Në deklaratë thuhej: Princi Leka pasditen e 5 marsit u sulmua fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princi Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por pavarësisht se janë konsideruar sekret, këto materiale së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke transmetuar imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje të dhunshme.

Gjithashtu mësohet se Daily Mail ka kontaktuar me pallatin mbretëror dhe është në pritje të një komenti apo reagimi më të detajuar.

elia zaharia princ leka daily mail

Sondazh

Poll