Aktualitet

Bujar Çela në hetim/ Prokuroria e Fierit ngre tre akuza për deputetin socialist

Prokuroria e Fierit ka ngritur tre akuza ndaj deputetit të PS, Bujar Çela për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

7 Mars 2024, 16:52 Nga h.k

Bujar Çela në hetim/ Prokuroria e Fierit ngre tre akuza për

FIER-Shpërthimi tragjik i ndodhur në 1 mars në kapanonin e deputetit të PS-së, Bujar Çela në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën disa persona, nuk erdhi pa shkak. Dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut për hetim pasi prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën.

Prokuroria e Fierit ka ngritur tre akuza ndaj deputetit të PS, Bujar Çela për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

Sipërmarrësi i punimeve në këtë magazinë, ka dalë para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për vlerësimin e masës së sigurisë. Leonard Gjini, personi i vetëm i arrestuar për këtë ngjarje ka mohuar gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, akuzën e ngritur ndaj tij për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda. Ai mësohet se ka deklaruar se kishte lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën.

bujar cela

Sondazh

Poll