Aktualitet

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin Leonard Gjini

Gjini akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në magazinën, që ndodhi shpërthimi humbën jetën 2 persona.

7 Mars 2024, 14:57 Nga I.A
Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, Gjykata lë në burg
Shperthimi

LUSHNJE- Gjykata e Lushnjes ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 32-vjeçarin Leonard Gjini. Gjini akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në magazinën, që ndodhi shpërthimi humbën jetën 2 persona.

Nga shpërthimi i ndodhur në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

shperthim ne lushnje leonard gjini elidon hoxha

Sondazh

Poll