Bota

 Medvedev: Sulmi në Odessa nuk ishte ndaj autokolonës së Zelenkyy-t

Sulmi në afërsi të autokolonës së tyre shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare, të cilat e quajtën veprimin e rusisë provokues.

7 Mars 2024, 17:43 Nga S.N
 Medvedev: Sulmi në Odessa nuk ishte ndaj autokolonës së
Dmitry Medvedev

RUSI- Zëvëndës Kryetari i Këshilli të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha sot se sulmi i djeshmë rus gjatë vizitës së Volodymyr Zelenkyy dhe Kyriaks Mitsotakis në Odessannuk ishte planifikuar për autokolonën e tyre. Sulmi në afërsi të autokolonës së tyre shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare, të cilat e quajtën veprimin e rusisë provokues. 

"Gjithçka është e qartë për të gjithë. Dhe fakti që nuk ka pasur asnjë sulm në autokolonën në Odessa. Dhe fakti që nëse objektivi do të ishte vendosur, ata do të kishin goditur," shkroi Medvedev në Telegram.

Ditën e djeshme një raketë e forcave ruse ra 500 metra nga autokolona e Zelenkyy-t në Odessa i shoqëruar nga kryeministri grek.

dmitry medvedev rusi odessa

Sondazh

Poll