Bota

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaron: Do të vazhdojmë sulmin ndaj Hamasit në Rafah

Netanyahu është zotuar të shkatërrojë Hamasin pasi anëtarët e tij sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer 253, sipas shifrave izraelite. 

7 Mars 2024, 17:08 Nga E. D
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaron: Do të vazhdojmë sulmin ndaj
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli do të vazhdojë operacionet e tij kundër Hamasit, duke përfshirë qytetin jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht presionit në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar. Netanyahu është zotuar të shkatërrojë Hamasin pasi anëtarët e tij sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer 253, sipas shifrave izraelite. Më shumë se 30,000 njerëz janë vrarë në Gaza gjatë operacioneve të mëvonshme të Izraelit, vlerësojnë autoritetet palestineze shëndetësore, duke shkaktuar dënime globale. 

“Ka presion ndërkombëtar dhe po rritet, por sidomos kur presioni ndërkombëtar po rritet, ne duhet të bëhemi një grusht, duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për ndalimin e luftës”, nënvizoi kreu i qeverisë izraelite.

Rreth 1.5 milion njerëz vlerësohet të jenë të grumbulluar në Rafah, shumica e të cilëve janë larguar nga shtëpitë e tyre më në veri për t'i shpëtuar ofensivës ushtarake të Izraelit. Në një fjalim gjatë një ceremonie të diplomimit të shkollës ushtarake, Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli duhet të zmbrapsë çdo përpjekje të qëllimshme për të fajësuar Hamasin për krimet e tij. 

“Kushdo që na thotë të mos operojmë në Rafah, na thotë të humbasim luftën dhe kjo nuk do të ndodhë”, theksoi Netanyahu.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll