Bota

Miliona pasagjerë, të prekur nga greva e stafit në aeroportin e Gjermanis

Një grevë dyditore e stafit tokësor të linjës ajrore Lufthansa ka përkuar me një grevë 35-orëshe të drejtuesve të trenave.

7 Mars 2024, 16:43 Nga E. D
Miliona pasagjerë, të prekur nga greva e stafit në aeroportin e
foto ilustruese

GJERMANI- Miliona udhëtarë në Gjermani po përballen me ndërprerje të rënda në shërbimet e transportit për shkak të grevave të stafit hekurudhor dhe aeroportit. Një grevë dyditore e stafit tokësor të linjës ajrore Lufthansa ka përkuar me një grevë 35-orëshe të drejtuesve të trenave. Operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha se vetëm 20% e trenave në distanca të gjata ishin në lëvizje dhe aeroporti më i madh gjerman, Frankfurt, anuloi të gjitha nisjet.

Gjermania është përballur me muaj grevash teksa anëtarët e sindikatave dhe operatorët e shërbimeve luftojnë për rritjen e pagave dhe orët e punës. Sindikata Gjermane e Drejtuesve të Trenave, GDL kërkon uljen e javës së punës nga 38 në 35 orë, pa ulje page, të cilën Deutsche Bahn e ka refuzuar. Operatori hekurudhor ka akuzuar sindikatat për refuzimin e kompromisit. Zëdhënësi i saj, Achim Stauss tha se pala tjetër nuk lëviz asnjë milimetër nga pozicioni i saj maksimal

Por kreu i GDL, Claus Weselsky, e hodhi poshtë këtë akuzë, duke thënë se ishte e padrejtë që pagat e drejtuesve ishin rritur me 14% me miliona shpërblime, ndërsa punëtorët duhej të kontribuonin në rimëkëmbjen e kompanisë. Linja ajrore ka ofruar të rrisë pagën me 10%, pasi njoftoi të enjten se fitimet e saj ishin dyfishuar në 2023 në 1.67 miliardë euro nga 791 milionë euro në 2022.

gjermani

Sondazh

Poll