Bota

Franca me projekt-ligj të ri për homoseksualët, kompensim për personat e dënuar nga ligji anti-LGBTQ+

Projektligji i ri propozon rimbursimin e personave që janë gjobitur për krime homoseksuale.

7 Mars 2024, 17:08 Nga S.B
Franca me projekt-ligj të ri për homoseksualët, kompensim
foto ilustruese

FRANCË- Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projekt-ligj i cili do të sigurojë njohje dhe kompensim për personat e dënuar për homoseksualizëm midis viteve 1942 dhe 1982. Ligji kundër homoseksualëve u prezantua fillimisht nga qeveria e Vichy gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Franca u pushtua nga Gjermania naziste. Para kësaj, homoseksualiteti ishte i ligjshëm që nga viti 1791.

Projektligji i ri propozon rimbursimin e personave që janë gjobitur për krime homoseksuale. Ai gjithashtu do të kompensojë këdo që burgoset sepse është homoseksual.

“Ndjesë popullit homoseksual të Francës që për 40 vjet vuajti këtë represion krejtësisht të padrejtë”, tha Ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti në Asamblenë Kombëtare.

Rreth 10,000 njerëz - kryesisht homoseksualë - u dënuan midis 1942 dhe 1982. Shumë prej të dënuarve tani janë të vdekur ose shumë të moshuar, që do të thotë se pak prej tyre ka të ngjarë të paraqiten për ndonjë dëmshpërblim.

france komunitetit homoseksual

Sondazh

Poll