Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ Gjatë arratisjes shqiptari aksidentohet me policinë, merr para edhe këmbësorin, zbulohen në mjet 16 kg drogë

Mësohet se një shqiptar ka qenë duke u ndjekur nga autoritet greke kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me policinë. Nga përplasja u plagos një efëktiv dhe një këmbësor të cilët kanë shpëtuar.

7 Mars 2024, 13:28 Nga N.F
Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ Gjatë arratisjes shqiptari
Foto ilustruese

GREQI- Një ndjekje në qendër të Athinës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mësohet se një shqiptar ka qenë duke u ndjekur nga autoritet greke kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me policinë. Nga përplasja u plagos një efëktiv dhe një këmbësor të cilët kanë shpëtuar.

Ndjekja ndodhi mëngjesin e 7 marsit në zonën e Shën Panteleimonit. 30-vjeçari shqiptar kishte drogë më vete dhe ka tentuar t'i largohet policisë.

Gjatë ndjekjes oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të shqiptarit dhe e ndaluan atë. Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës.

greqi athine shqiptar droge

Sondazh

Poll