7 Mars 2024, 13:42
Nga r.ll
ola xama
TIRANË- Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një aleancë organizatash në rajonin e Ballkanit, shprehu shqetësim dhe zhgënjim të thellë për riaktivizimin e një fushate denigruese dhe shpifëse kundër gazetares Ola Xama nga e përditshmja DITA dhe portali Prapaskena.
Të dy mediat janë paditur për shpifje nga gazetarja pas një fushate të ngjashme të ndërmarrë verën e kaluar, në vijimësi të publikimit të një investigimi që Xama bëri në lidhje me rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.
“Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt shpreh shqetësim të thellë dhe zhgënjim mbi vijimin dhe intensifikimin e fushatës së shpifjeve kundër gazetares Ola Xama, një gazetare investigative në Shqipëri,” shkruhet në deklaratën e shpërndarë të enjte.
“Në një seri të re artikujsh në platformat si gazeta e përditshme DITA dhe Prapaskena, Xama është sulmuar si “e përdalë” ndërsa ekspozimi i adresës së saj private dhe sulmet ndaj familjarëve të saj janë jo vetëm e dënueshme por edhe një përpjekje e hapur për ta frikësuar dhe për ta shtyrë atë drejt heshtjes,” thuhet në deklaratë.
Xama u vendos nën sulm nga një numër portalesh verën e kaluar pas publikimit të investigimit Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK.
Pas publikimit të investigimit, Veliaj i shkroi në një mesazh privat Xamës duke e shpallur atë “vrasëse me pagesë” dhe “militante”, një terminologji që u shumëfishua nga portale të ndryshme online dhe nga gazeta DITA për ditë të tëra.
Xama iu drejtua gjykatës me padi për shpifje kundër Ditës dhe Prapaskenës në lidhje me këto fushata denigruese.
“Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt solidarizohet me Ola Xamën, në mbështetje të të drejtës së saj për raportim të lirë dhe pa frikë. Ne i bëjmë thirrje mediave në fjalë të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre të pabaza dhe dëmtuese kundër znj. Xama dhe të respektojnë standardet e integritetit dhe etikës në gazetari,” shkruhet në deklaratë.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të na bashkohen në mbrojtjen e të drejtave të grave gazetare dhe në promovimin e një panorame mediatike në të cilën gazetaret të mund të punojnë pa frikë për sulme apo diskriminim.”/BIRN
ola xama birn
Aktualitet
7 Mars 2024, 13:28
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një ndjekje në qendër të Athinës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mësohet ...
Aktualitet
7 Mars 2024, 13:07
N.F
Pamje nga ekstradimi
TIRANË- 56-vjeçari, Gëzim Çelaj është ekstraduar në Shqipëri nën masa të rr...
Aktualitet
7 Mars 2024, 13:02
M.B
Harta
TIRANA- Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson renditjen e saj në Europë sa i takon treguesit e lindshmërisë pë...
Aktualitet
7 Mars 2024, 12:47
N.F
Hyrije Cikopano
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e somte zhdukjen e Hyrije Cikopano. Më tej në njoftim bëhet ...
Aktualitet
7 Mars 2024, 12:47
r.ll
KLP
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emrëruar në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror n&...
Aktualitet
7 Mars 2024, 12:29
M.B
Foto ilustruese
FIER- Tre persona janë arrestuar janë arrestuar në Fier nën akuzën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i...
Aktualitet
7 Mars 2024, 12:23
N.F
Foto ilsutruese
SHKODËR- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Shkodër. Mësohet...
Aktualitet
7 Mars 2024, 12:07
N.F
Dibran Hoxhaj
KOSOVË- Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” së bashku me Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli jan...
Aktualitet
7 Mars 2024, 11:32
M.B
Lezha
LEZHA- Moti i keq që përfshiu një pjesë të vendit që nga mbrëmja e djeshme ka sjellë probleme në Le...
Aktualitet
7 Mars 2024, 11:25
r.ll
dogana tirane
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra, shtetasin Arbër Halili, specialist në Drejtorinë e Përg...