Aktualitet

FOTO/ E humbur prej 4 muajsh, policia në kërkim të Hyrije Cikopanos: Na telefononi nëse keni informacion!

Më tej në njoftim bëhet me dije Cikopano vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur kontaktet me familjarët që prej 15 Nëntorit 2023.

7 Mars 2024, 12:47 Nga N.F
FOTO/ E humbur prej 4 muajsh, policia në kërkim të Hyrije
Hyrije Cikopano

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e somte zhdukjen e Hyrije Cikopano. Më tej në njoftim bëhet me dije Cikopano vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur kontaktet me familjarët që prej 15 Nëntorit 2023.

Policia ka bërë apel për qytetarëve nëse kanë informacion rreth gruas së zhdukur të kontaktojnë autoritet. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor. Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma. DVP Tiranë kërkon mbështjetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112.

zhdukje policia hyrije cikapano

Sondazh

Poll