Sport

Anis Mehmeti, futbollisti kuqezi merr vëmendjen e mediave britanike! - VIDEO

23-vjeçari shqiptar i dhuroi përkohësisht avantazhin Bristol Cityt në minutën e 54-t, por ndeshja u mbyll 3-2 për vendasit e Ipswichit.

6 Mars 2024, 20:04 Nga DOSJA
Anis Mehmeti, futbollisti kuqezi merr vëmendjen e mediave britanike! -

ANGLI - Anis Mehmeti shënoi një gol shumë të bukur kundër Ipswichit, skuadër që renditet në vendin e dytë në Championship. 23-vjeçari shqiptar i dhuroi përkohësisht avantazhin Bristol Cityt në minutën e 54-t, por ndeshja u mbyll 3-2 për vendasit e Ipswichit.

Mehmeti mori vlerësimin më të madh nga lojtarët e Bristolit, ndërkohë që në përshkrimin e golit të tij lexohet:

“Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë. Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare. Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm”.

Ky ishte goli i dytë sezonal për të në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mehmeti debutoi në marsin e vitit të kaluar me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll