Aktualitet

22-vjeçarja në Sarandë godet me thikë bashkëshortin

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen nr.2, ndërsa 28 vjeçari i plagosur është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

6 Mars 2024, 18:42 Nga h.k

22-vjeçarja në Sarandë godet me thikë bashkëshortin

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 22 vjeçare ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj për arsye ende te paqarta.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen nr.2, ndërsa 28 vjeçari i plagosur është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton Policia.

22 vjeçarja është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Sakaq grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

22 vjecarja ne sarande

Sondazh

Poll