Aktualitet

Qëlloi për vdekje të vëllanë pas sherreve për pronën/ Flet Nazif Musai: Hazizi më preu rrugën dhe më goditi me sëpatë, konfliktin e kisha denoncuar edhe më parë në polici

Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konflikti mes dy vëllezërve e cila agravoi në përdorimin e armës. Sipas dëshmisë së autorit të vrasjes ai ka deklaruar se konfliktin me të vëllanë e kishte denoncuar në polici, por se blutë i kanë sugjeruar që konfliktin ta zgjidhnin me qetësi me njëri-tjetrin.

6 Mars 2024, 13:31 Nga N.F
Qëlloi për vdekje të vëllanë pas sherreve për
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistrua ditën e sotme në Lushnje ku 77-vjeçari Nazif Musai ka vrarë më armë zjarr vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musain. Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konflikti mes dy vëllezërve e cila agravoi në përdorimin e armës. Sipas dëshmisë së autorit të vrasjes ai ka deklaruar se konfliktin me të vëllanë e kishte denoncuar në polici, por se blutë i kanë sugjeruar që konfliktin ta zgjidhnin me qetësi me njëri-tjetrin.

 77-vjeçari shtoi se i vëllai mëngjesin e sotëm i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar me sëpatë në dorë. Në një sitauta të tillë i moshuari i ai është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur rëndë. 57-vjeçari u dërgua në spitalin e Lushnjes por më pas ai u transportua drejt spitalit të Traumës ku dhe dha frymën e fundit. Autori i vrasjes gjithashtu është plagosur duke marrë plagë në krah e këmbë.

 

lushnje vrasje haziz musain nazif musai

Sondazh

Poll