Aktualitet

Akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, reagon policia: Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershme

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku për mes një njoftimi ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat ku ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë.

6 Mars 2024, 13:09 Nga N.F
Akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, reagon policia: Princ Leka dhe
Gjergj Zaharia, Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku për mes një njoftimi ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat ku ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë. Më tej në njoftim bëhët me dije se Princi ka dhënë dëshminë e tij ku pretenson se është dhunuar dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. Gjithashtu edhe Elia Zaharia ka pretenduar se është dhunuar nga Princi dhe ka kërkuar udhër mbrojtje.

Njoftimi i plotë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat. Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

policia princ leka gjergj zaharia dhune

Sondazh

Poll