Aktualitet

"Uaaaa, ç'më thua?! Tani po e marr vesh"/ Amos Zaharia mëson live për videon virale të Elias dhe Princit Leka

I pyetur nëse ka një koment për videon dhe dhunën e supozuar mes babait të tij dhe princit, Amos shprehet i habitur dhe i painformuar.

6 Mars 2024, 15:58 Nga S.B
"Uaaaa, ç'më thua?! Tani po e marr vesh"/ Amos
Amos Zaharia

TIRANË- Aktori i njohur Amos Zaharia është kontaktuar ditën e sotme nga një emision për të dhënë anën e tij të dramës familjare mes motrës Elia Zaharia dhe ish-bashkëshortit të saj Princ Leka. Videoja e filmuar nga vetë princi mori një vëmendje tejet të madhe dhe u bë virale, por mesa duket kjo i ka shpëtuar vetë vëllait të Elias e cila ishte dhe protagonistja. I pyetur nëse ka një koment për videon dhe dhunën e supozuar mes babait të tij dhe princit, Amos shprehet i habitur dhe i painformuar.

"Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç'më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua.” tha Amos.

Amos la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të videos dhe së lajmin e mori nga moderatorja e emisionit. Pas kësaj ai u pyet se çfarë mendimi kishte rreth kësaj por zgjodhi të mos e komentonte, pasi sipas tij nuk i takonte takonte të fliste.

“Të lutem, jo...nuk më takon të flas. Ma mirëkupto të lutem.” përfundoi Zaharia.

amos zaharia elia zaharia princ leka ii

Sondazh

Poll