Bota

Zjarri në kompaninë "Tesla", policia gjermane vërteton letrën e grupit që merr përgjegjësinë

Mediat lokale kishin publikuar të martën një letër me 2500 fjalë ku supozohet se nga një organizatë e quajtur Volcano Group, mori përgjegjësinë për ndezjen e një zjarri që nxori energjinë elektrike rreth zonës Tesla pranë kryeqytetit Berlin.

6 Mars 2024, 12:15 Nga M.B
Zjarri në kompaninë "Tesla", policia gjermane vërteton
Tesla


FRANKFURT- Një zëdhënës i policisë në shtetin e Brandenburgut, në Gjermani tha se ata besojnë se një letër nga një grup i së majtës ekstreme që merr përgjegjësinë për një sulm me zjarrvënie që detyroi të mbyllej fabrika Evropiane e Teslës është autentike. Mediat lokale kishin publikuar të martën një letër me 2500 fjalë ku supozohet se nga një organizatë e quajtur Volcano Group, mori përgjegjësinë për ndezjen e një zjarri që nxori energjinë elektrike rreth zonës Tesla pranë kryeqytetit Berlin.

Fabrika ka ndërprerë punën deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të një ndërprerjeje, që prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike vlerëson se do të shkaktojë humbje në vlerën e lartë prej qindra miliona eurosh, me 1000 automjete të mbetura të papërfunduara vetëm të martën. Fabrika e Teslës ka qenë në shenjestër të protestuesve të klimës, të cilët kundërshtojnë zgjerimin e planifikuar të zonës. Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk e quajti sulmin e dyshuar për zjarrvënie "jashtëzakonisht të çmendur" dhe kundërproduktiv.

tesla gjermania

Sondazh

Poll