Bota

Shkaku prania e mundshme e Yulia Navalnaya-s? Zonja e Parë e Ukrainës refuzon ftesën për të marrë pjesë në fjalimin e Biden

Mediat e huaja raportojnë se Jill Biden do të kishte dashur të ulej pranë Zelenska dhe Yulia Navalnya, e veja e Alexei Navalny, dy gra që janë simbole të rezistencës ndaj Presidentit Vladimir Putin.

6 Mars 2024, 13:14 Nga M.B
Shkaku prania e mundshme e Yulia Navalnaya-s? Zonja e Parë e Ukrainës
Yulia Navalnya, Jill Biden dhe Olena Zelenska

UKRAINA- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka refuzuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në fjalimin e Joe Biden të enjten. Mediat e huaja raportojnë se Jill Biden do të kishte dashur të ulej pranë Zelenska-s dhe Yulia Navalnya-s, e veja e Alexei Navalny, dy gra që janë simbole të rezistencës ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Mesa duket prania e mundshme e Navalnya nuk i pëlqeu Kievit, edhe pse Navalny ishte kundërshtar i Putinit, Ukraina nuk i ka harruar deklaratat e tij të kaluara për Krimenë që i përket Rusisë. Navalnya, megjithatë, raportohet se refuzoi gjithashtu ftesën e Shtëpisë së Bardhë.

olena zelenska

Sondazh

Poll