Sport

Ministria publike spanjole kërkon 4 vjet e 9 muaj burg për Carlo Ancelottin

Në pikëpyetje janë borxhet e trajnerit të Real Madridit ndaj taksave

6 Mars 2024, 11:50 Nga DOSJA
Ministria publike spanjole kërkon 4 vjet e 9 muaj burg për Carlo

SPANJE - Prokuroria Publike Spanjole ka kërkuar këtë të mërkurë një dënim me burg prej 4 vjet e 9 muaj për Carlo Ancelottin, sipas njoftimeve të shtypit iberik. Në diskutim do të jenë borxhet e trajnerit të Real Madridit ndaj organeve tatimore, me vlerë pak më shumë se 1 milion euro, që lidhen me vitet 2014 dhe 2015.

Trajneri 64-vjeçar italian banonte në Madrid, por në deklaratat e tij të të ardhurave për ato vite ai deklaronte vetëm pagat që rezultojnë nga puna e tij, duke lënë mënjanë të ardhurat që korrespondonin me shfrytëzimin e të drejtave të imazhit, që ai do t'u kishte dhënë subjekteve të tjera, sipas gazetës ‘Marca’.

'Mundo Deportivo shton, duke cituar Zyrën e Prokurorit Publik, se "për të shmangur taksimin e të ardhurave nga të drejtat e lartpërmendura të imazhit", Ancelotti nisi një "rrjet kompleks dhe konfuz të kompanive për të kanalizuar këto të ardhura",- me banim jashtë Spanjës dhe "duke kërkuar kështu paqartësi përballë organeve tatimore spanjole”.

Kjo është periudha e dytë e Ancelottit në Real Madrid. Trajneri kishte punuar për ‘Merengues’ midis 2013 dhe 2015.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Mars 2024, 08:00

Luis Enrique me elozhe për Mbappé...

SPANJE - Luis Enrique ishte padyshim i vetëdijshëm se ai po kalonte një test vendimtar, për të përjetuar ‘lemzën&rsqu...