Bota

Zbulohet ‘pipa anti-përdhunim’, si e dallon praninë e drogës në pije

4 Mars 2019, 20:23 Nga DOSJA
Zbulohet ‘pipa anti-përdhunim’, si e dallon praninë e

Quhet ‘pipa e zgjuar’! Në pamje të parë duket si një pipë e zakonshme por nuk është ashtu, pasi në momentin që e fut brenda një gote me pije, ‘pipa e zgjuar’ ka aftësi të dallojë nëse brenda pijes ka drogë.

E gjitha kjo reflektohet si përgjigje në ngjyrën që merr pipa pasi takohet me pijen. Pipa kthehet në ngjyrë blu në momentin që dallon në pije praninë e Ketamine, Ghb, Flunitrazepam dhe droga të tjera të shtuara pa dijeninë e atyre që pinë.

Këtë pipë e shpikën tre studente të Miami: Victoria Roca, Susana Cappello dhe Carolina Baigorri, 17 dhe 18 vjeç.  “Qëllimi ynë është të frymëzojmë të rinjtë që të mendojnë si sipërmarrës dhe të rrisin ndërgjegjësimin për përdhunimet,”– shkruajnë ata në internet.

Gjithçka erdhi pasi stedentët duhet të përgatisnin një projekt shkollor, dhe studentet që paraqitën projektin e ‘pipës anti-përdhunim’ fituan çmimin e parë. Kjo gjë pati ndikim të madh tek studentët dhe 85% thanë se do të blinin ‘pipën e zgjuar’.

Në vitin 2011, dy profesorë të Universitetit të Tel Avivit, në kuadër të një kërkimi, kishin hartuar një objekt të ngjashëm, të aftë për të zbuluar vetëm Ketaminën dhe Gibin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carolina baigorri pipa antiperdhunim pipa qe dallon drogen susana cappello victoria roca carolina baigorri pipa antiperdhunim pipa qe dallon drogen susana cappello victoria roca

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...