Aktualitet

VIDEO/ I moshuari sulmohet dhe përplaset në tokë nga një person në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin

Mësohet se një person ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë. Dyshohet se autori i dhunës vuan nga probleme të shëndetit mendor ose ka qenë në efektin e lëndëve narkotike.

5 Mars 2024, 21:55 Nga N.F
VIDEO/ I moshuari sulmohet dhe përplaset në tokë nga një
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një person ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë. Dyshohet se autori i dhunës vuan nga probleme të shëndetit mendor ose ka qenë në efektin e lëndëve narkotike.

Raportohet se një person në fillim u pa teksa po bëntë lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij. Përshkak të dhunës së regjistruar ndaj tij i moshuari përplaset në tokë. Policia ka identifikuar personin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa vijon vijon puna për kapjen e tij.

vlore dhune policia

Sondazh

Poll