Aktualitet

Aksident pranë Piramidës në Tiranë/ Përplasen dy automjete, një nga drejtuesit largohet nga vendngjarja

Nga përplasja e automjeteve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. 

5 Mars 2024, 22:01 Nga E. D
Aksident pranë Piramidës në Tiranë/ Përplasen dy
foto nga vendngjarja

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Piramidës, ku janë përfshirë 2 automjete, një tip "Benz" dhe një tip "Fiat". Nga përplasja e automjeteve fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip "Benz" që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident në tiranë

Sondazh

Poll