Sport

Hije skandali për ndikim në rezultatin e garave në Formula 1

Presidenti i FIA-s është duke u hetuar nga federata botërore pas një ankese ndaj tij në lidhje me ndërhyrjen e tij të pretenduar në rezultatin e GP të vitit të kaluar në Jeddah!

5 Mars 2024, 19:13 Nga DOSJA

Hije skandali për ndikim në rezultatin e garave në Formula 1

ARABI SAUDITE - Në garën e vitit të kaluar në Arabinë Saudite, Fernando Alonso kishte kaluar vijën e finishit i treti. Megjithatë, pak çaste pas flamurit me kuadrate, vendi i 3-të i spanjollës u vu në pikëpyetje nga gjyqtarët.

Piloti i Aston Martin u ndëshkua me 5 sekonda gjatë garës për vendosjen e gabuar të makinës së tij në linjë përpara fillimit. Alonso e shërbeu këtë penallti gjatë pit-stop-it të tij, me mekanikët që prisnin 5 sekonda - siç kërkohet nga rregulloret - përpara se të ndërronin gomat.

Megjithatë, Mercedes kundërshtoi gjyqtarët pasi mekaniku i Aston Martin që kishte pistoletën për gomën pjesës së pasme të makinës po prekte Aston Martin me të. Fillimisht marshallët e konsideruan këtë si shkelje të rregulloreve që përcaktojnë se "gjatë periudhës së penalltisë në pit stop ndalohet çdo lloj pune në makinë".

Hije skandali për ndikim në rezultatin e garave në Formula 1

Pra, stjuardët i kishin dhënë Alonso një penallti të re prej 10 sekondash, e cila e kishte zbritur spanjollin nga vendi i 3-të në të 4-tin. Por Aston Martin ka kërkuar një rishikim të incidentit. Drejtori i garave të ekipit, Andy Stevenson, paraqiti prova nga rastet e mëparshme të ngjashme, ku kishte edhe kontakt minimal midis mekanikëve dhe makinave.

Stevenson kishte pohuar gjithashtu se në një takim të fundit të komitetit këshillues të garave të FIA-s, nuk kishte një vendim të qartë për këtë çështje, pavarësisht se ishte diskutuar. Kështu, stjuardët – duke i konsideruar si prova të reja të gjitha sa më sipër – i kanë rikthyer Alonso penalltinë prej 10 sekondash dhe spanjolli ka marrë vendin e tretë.

Hije skandali për ndikim në rezultatin e garave në Formula 1

Në atë kohë FIA u kritikua shumë për të gjithë rrëmujën. Megjithatë, pas ankesës kundër Sulejmit, gjërat ndryshojnë. Sipas saj, presidenti i FIA-s kishte kontaktuar me aleatin e tij dhe zëvendëspresidentin e FIA-s për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Abdullah bin Hamas bin Isa al Khalifa për të bindur stjuardët që t'i kthenin Alonso vendin e tretë. Çështja është duke u hetuar nga komisioni i etikës së FIA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll