Politike

Dënimi i Fredi Belerit, paralajmërimi i sekretarit të OMONIA-s: Çështjen do ta çojmë deri në Strasburg!

Suli u shpreh se këtë çështje do ta çojnë deri në Strasburg, pasi sipas tij gjykatat në Shqipëri janë me regji.

5 Mars 2024, 21:36 Nga N.F
Dënimi i Fredi Belerit, paralajmërimi i sekretarit të OMONIA-s:
Sekretari i OMONIA-s

TIRANË- Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatë së Posaçme për dënimin me dy vite burg ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Suli u shpreh se këtë çështje do ta çojnë deri në Strasburg, pasi sipas tij gjykatat në Shqipëri janë me regji.

Suli i ftuar në studion e “Open” në Neës24 tha se ky vendim ishte i pritshëm për shkak të mënyrës si u trajtua situata. Ai shtoi se Belerit i është mohuar e drejta për të kërkuar akte ekspertimi, ndërsa tha se ai ishte mbi 4 km larg të infiltruarit në momentin e pretenduar.

“Vendimi ishte i pritshëm për shkak të situatës që ndodhi kur kryeministri i vendit linçon një kandidat, nga rrëmbimi i kandidatit tek gjyqi i njëanshëm dhe pothuajse në kushtet e një terrori për një mbrojtje ligjore në vitin 2023-2024. Zotit Beleri gjatë gjithë gjykimit iu mohua e drejta për të bërë kërkesa, për të bërë akte ekspertimi, iu mohua e drejta për të marrë informacion.

Një skandal është edhe fakti që janë dhënë tabulatet telefonike të Belerit dhe të infiltruarit vetëm në 30 janar. Tabulatet janë e vetmja provë shkencore, që ne dhe do ti vërtetojmë gjykatave që do vijnë më pas, edhe Strasburgut se besoj do vemi, sepse këtu gjykatat janë me regji politik, është e vetmja provë shkencore që vërteton se Beleri në momentin e prezumimit të asaj bisede që nuk ekziston ka qenë 4 km larg këtij të infiltruar. Tabulatet telefonike vërtetojnë që edhe polici ka ardhur ka gënjyer bashkë me të infiltruarin. Është një çmenduri juridike”, tha Suli.

marin suli gjykata e posaçme fredi beleri

Sondazh

Poll