Politike

I refuzoi rekurset, Berisha: Gjykata funksionon në mënyrë identike si një seksion i partisë së krimit

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot u faktua se Shqipëria e Edi Ramës është në një diktaturë të shëmtuar dhe në një regjim karikatur. 

5 Mars 2024, 19:11 Nga N.F
I refuzoi rekurset, Berisha: Gjykata funksionon në mënyrë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të tij ka folur edhe një herë ne lidhje me vendimit e Gjykatës së Lartë për hedhjen poshtë të ankesës së tij dhe Malltezit. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot u faktua se Shqipëria e Edi Ramës është në një diktaturë të shëmtuar dhe në një regjim karikatur. 

Berisha më tej shtoi se gjykatësit e Gjykatës së Lartë janë pengje mjerane të Edi Ramës dhe zbatuan urdhrat e tij. Këtë vendim Berisha e cilësoi si një akt mjeran dhe të turpshëm.

Fjala e plotë: 

Shqipëria sot u faktua ashtu siç është, Shqipëria e Edi Ramës, një diktaturë e shëmtuar, një regjim karikatur, një regjim të cilin ne duhet ta fshijmë nga faqja e dheut, me vrullin, idealet dhe guximin tonë. Sot gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstitucional, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avoketërve të mi dhe Jamarbër Malltezit.

Ky ishte një akt mjeran, një akt i turpshëm, por askush nuk mund të priste tjetër gjë. Imagjinoni miq. Dy prej këtyre gjykatësve janë ata që 10 ditë më parë firmosën për të detyruar gazetarët të tregojnë burimet e lajmeve, në një kohë që po këta të dy 1 vit më parë kishin firmosur të kundërtën që gazetarët nuk duhet dhe nuk mund të tregojnë burimin sepse kjo cenon rëndë të drejtën e informacionit dhe lirinë e shprehjes.

Të ndalemi pak. Çfarë ndodhi në harkun kohor rreth 1 vjeçar. Në harkun kohor rreth 1 vjeçar, pushteti mafioz i Edi Ramës me Sadushin e tij u bë absolut në Gjykatën e Lartë. Sot kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një sesion i partisë së krimit, i PS-së. Ata nuk gjykojnë më në salla, nuk gjykojnë më me palë, nuk gjykojnë më me avoketër dhe paditës, ata gjykojnë vetëm me njëri-tjetrin në salla të mbyllura, sikur të ishin koska mafioze të PS-së.

berisha rama pd

Sondazh

Poll