5 Mars 2024, 19:06
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka folur për dënimin me 2 vjet burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Berisha tha se me atë dëni, sipas tij Rama tregoi shqiptarëve se kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ai tha se kjo tregon akt flagrant kundër votës së lirë të shqiptarëve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën tuaj të pamposhtur, misionin tuaj shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Miqtë e mi!
Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën. Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë.
Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.
Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.
Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushetit të krimit.
sali berisha fredi beleri
Politike
5 Mars 2024, 18:53
r.ll
fredi beleri
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar pasi GJKKO e dënoi me dy vite burg. Në deklaratën...
Politike
5 Mars 2024, 18:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e sotme ësht mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD. Pas përfundimit të mbled...
Politike
5 Mars 2024, 18:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar e PD-së. Mësohet se mbledhj...
Politike
5 Mars 2024, 18:29
r.ll
flamur noka
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka dalë në një dekla...
Politike
5 Mars 2024, 18:17
r.ll
fredi beleri
GREQI- Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me dënimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit me dy vjet b...
Politike
5 Mars 2024, 18:08
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim mbi dënimin me dy vite burg të kr...
Politike
5 Mars 2024, 17:57
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimet e sotme të GJKKO-së, ku refuzoi dy rekurset e kreut të PD-së...
Politike
5 Mars 2024, 17:22
r.ll
selia blu
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë miratuar ndryshimet statutore. Gazment Ba...
Politike
5 Mars 2024, 16:44
r.ll
fredi belerit
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili aku...
Politike
5 Mars 2024, 15:27
I.A
Kuvend
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë demokratë. Mësohet se PS ka bër&eu...