Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zbardhen disa nga diskutimet

Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshimet statutore, gjë që sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD.

5 Mars 2024, 18:17 Nga N.F
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zbardhen disa nga
Foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e sotme ësht mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD. Pas përfundimit të mbledhjes janë zbardhur diskutimet teksa nuk kanë munguar debatet mes anëtarëve.

Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshimet statutore, gjë që sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Ai shprehu propozimin për ndryshimin statutor, që sipas tij u diskutua edhe në kryesi dhe është konsultuar me kryetarin Sali Berisha.

Nga ana tjetër anëtarja Endira Bushati është shprehur se ka mësuar rendin e ditës nga mediat, duke iu drejtuar Palokës se ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim te kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër”, u shpreh ajo.

 

mbledhja e keshillit kombetar te pd 5 mars

Sondazh

Poll