Bota

Rënia e Metas-s/ Musk "thumbon" rivalin në "X", Zuckerberg i kundërpërgjigjet meme-ve

Pronari i rrjetit social "X" pas rënies së Metas ka hedhur tallje në platformën e tij duke u shprehur se aplikacioni i tij po punon.

5 Mars 2024, 20:09 Nga N.F
Rënia e Metas-s/ Musk "thumbon" rivalin në "X",
Zuckerberg dhe Musk

SHBA- Pas rënies së Meta-s ku për një orë ishte e pamundur aksesimi në Facebook, Instagram dhe Threads është regjistruar një "përplasje" virtuarle mes Elon Muskut dhe Zuckerbergut. Pronari i rrjetit social "X" pas rënies së Metas ka hedhur tallje në platformën e tij duke u shprehur se aplikacioni i tij po punon.

Musk dhe mijëra tjerë filluan të shpërndajnë “meme” lidhur me aplikacionet e njohura të Meta, Facebook dhe Instagram që ishin jashtë funksionit për afro një orë. Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone – duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads” duke i qëndruar në gatishmëri të pinguinit që mbi kokë kishte logon X.


Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.


E atij i është kundërpërgjigjur Mark Zuckerberg i cili përbri postimit të Musk shkroi: “Kjo po ndodhë sepse i kam lënë të hynë brenda”.

musk zuckerberg meta x

Sondazh

Poll