Bota

OKB thirrje ndërkombëtarëve: Mbushni rajonin e Gazës me ndihma, fëmijët po vdesin nga uria

Organizata Botërore e Shëndetësisë foli për skena alarmante të fëmijëve të uritur pasi shpërndau ndihma në dy spitale në Rripin verior të Gazës fundjavën e kaluar për herë të parë që nga tetori. Organizata Botërore e Shëndetësisë foli për skena alarmante të fëmijëve të uritur pasi shpërndau ndihma në dy spitale në Rripin verior të Gazës fundjavën e kaluar për herë të parë që nga tetori.

5 Mars 2024, 18:42 Nga S.N
OKB thirrje ndërkombëtarëve: Mbushni rajonin e Gazës me
Foto Ilustrim

SHBA- Përballë katastrofës humanitare që po ndodh në Gaza , OKB-ja i bëri edhe njëherë botës thirrje sot të mbushë rajonin e Gazës me ndihma për të shpëtuar fëmijët që po vdesin nga uria, pasi një delegacioni vizitoi dy spitale për herë të parë që nga fillimi i luftës në tetor .

"Fëmijët kanë filluar të vdesin nga uria  ky nuk duhet të jetë një paralajmërim i rrezikut si të tjerët," tha sot Jens Lerke, zëdhënës i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Organizata Botërore e Shëndetësisë foli për skena alarmante të fëmijëve të uritur pasi shpërndau ndihma në dy spitale në Rripin verior të Gazës fundjavën e kaluar për herë të parë që nga tetori.

Që atëherë, ministria e shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, ka thënë se numri i fëmijëve që kanë vdekur në spital nga kequshqyerja dhe dehidrimi ka arritur në 15 dhe se gjashtë foshnja që vuajnë nga kequshqyerja akut janë në rrezik të lartë.

gaza okb

Sondazh

Poll