Përgjigje ndaj NATO-s, Rusia rrit forcat ushtarake në veri dhe perëndim të vendit
Sergei Shoigu RUSI- Rusia ka rritur forcat e saj ushtarake në veri dhe perëndim të vendit për të kundërshtuar atë që...
“Ndonëse mund të përballemi me fërkime dhe sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur”, tha zonja McKee, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke iu referuar mospajtimeve të fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane lidhur me përdorimin e dinarit, në zonat e banuara me shumicë serbe.
KOSOVË- Ndihmës Administratorja e Agjencisë amerikanë për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin McKee, tha të martën në Prishtinë se partneriteti i kësaj agjencie me popullin e Kosovës mbetet i palëkundur, ndërsa theksoi se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian.
“Ndonëse mund të përballemi me fërkime dhe sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur”, tha zonja McKee, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke iu referuar mospajtimeve të fundit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane lidhur me përdorimin e dinarit, në zonat e banuara me shumicë serbe.
Zonja McKee, tha se e ardhmja e Kosovës është brenda Evropës, ndërsa citoi sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, sipas të cilit, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme për përparimin e Kosovës drejt integrimit të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ajo u zotua se USAID-i do të qëndrojë i palëkundur në partneritetin me Kosovën për të siguruar që ecja drejt kësaj të ardhmeje të mos lëkundet, por të përshpejtohet.
Zonja McKee tha se USAID-i është i përkushtuar për të mbështetur reformat e domosdoshme për të penguar korrupsionin, për të forcuar institucionet demokratike të Kosovës, për të investuar në shkathtësimin e të rinjve dhe për të siguruar që vendi do të ketë një ardhmëri të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike.
The transformative impact of @USAID's work in Kosovo is felt across every aspect of life.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 5, 2024
During my meeting with @McKeeUSAID, I conveyed our profound appreciation for USAID's support—a reflection of the United States' steadfast commitment to helping our country thrive. ???????????????? pic.twitter.com/7e9iSLISXa
Presidentja Osmani, tha se ndikimi transformues i punës së USAID-it në Kosovë ndjehet në çdo aspekt të jetës dhe pasqyron angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën. Që nga viti 1999, USAID-i ka investuar, në emër të popullit amerikan, mbi një miliardë dollarë në rrugëtimin e Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Marrë nga VOA
Sergei Shoigu RUSI- Rusia ka rritur forcat e saj ushtarake në veri dhe perëndim të vendit për të kundërshtuar atë që...
Foto Ilustrim SHBA- Përballë katastrofës humanitare që po ndodh në Gaza , OKB-ja i bëri edhe njëher&...
Foto Ilustrim MUMBAI- Më shumë se 70 fëmijë janë zhdukur pas sulmeve të fundit xhihadiste në provincën verior...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Pas urdhërarrestit të lëshuar kundër dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë ...
Gerard Daperdieou FRANCË- Prokuroria e Parisit njoftoi sot, hapjen e një hetimi ndaj aktorit Gérard Depardieu,...
Foto Ilustrim HAITI- Ushtarët e Haitit janë vendosur në aeroportin e kryeqytetit Haitian, Port-au-Prince, për ta mbrojt...
Foto Ilustrim RUSIA- Rusia dhe Kina po shqyrtojnë ndërtimin e një stacioni bërthamor në Hënë rreth v...
foto ilustruese BERLIN- Një grup aktivist i ekstremit të majtë ka marrë përgjegjësinë për një sulm të dys...
Statuja e Molly Malone IRLANDË- Këshilli i Qytetit të Dublinit po shqyrton marrjen e masave për të mbrojtur nj&eum...
Bitcoin SHBA- Ashtu si shumë investime të tjera, kriptomonedha Bitcoin ka pësuar një rënie masive pasi pandemia u tërhoq...