Bota

Donte të paralizonte punën e fabrikës së Teslës, grupi i ekstremit të majtë sulm me zjarrvënie në Berlin

Një shtyllë elektrike afër termocentralit mori flakë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në fabrikë dhe në qytetet përreth. 

5 Mars 2024, 17:46 Nga E. D
Donte të paralizonte punën e fabrikës së Teslës, grupi
foto ilustruese

BERLIN- Një grup aktivist i ekstremit të majtë ka marrë përgjegjësinë për një sulm të dyshuar me zjarrvënie, i cili bëri që Tesla të ndalonte prodhimin në fabrikën e saj të makinave në Berlin të martën. Në një letër të publikuar në internet, aktivistët që e quajnë veten Grupi i Vullkaneve. Një shtyllë elektrike afër termocentralit mori flakë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në fabrikë dhe në qytetet përreth. 

Zjarri nuk arriti vetë në fabrikën e prodhuesit të makinave elektrike, por dogji një shtyllë elektrike dhe tela të tensionit të lartë. Në letrën e tij që merrte përgjegjësinë për sulmin, Grupi i Vullkaneve tha se sabotoi Teslën sepse hante burime dhe fuqi punëtore. Ai gjithashtu akuzoi Teslën për kontaminimin e ujërave nëntokësore dhe përdorimin e sasive të mëdha të ujit të pijshëm.

“Sundimi i ligjit do të reagojë ndaj një akti të tillë sabotimi me ashpërsinë më të madhe”, tha ministri i Brendshëm për shtetin e Brandenburgut Michael Stuebgen pas sulmit të ndodhur të martën në mëngjes. Tesla dëshiron të dyfishojë madhësinë e fabrikës së saj në Berlin e cila është e vetmja në Evropë.

michael stuebgen

Sondazh

Poll